Kryeministri i ri i Kosovës e ka nisur mëngjesin e kësaj të premteje në objektin e komunës së Klinës, e cila drejtohet nga Zenun Elezaj i AAK.

Pastaj do të drejtohet për në fshatin Stup, njofton zyra e tij për informim. Në orën 08:50, ai do të jetë në Istog, ku fillimisht do të vizitoj objektin e komunës, pastaj do të drejtohet në fshatin Sinajë, Vrellë e në fund Kaliqan.

Në ora 09:35, ai viziton Pejën, ku do të jetë në objektin e komunës pastaj te shkolla Ekonomike. Pas këtyre vizitave ai kthehet në ndërtesën e qeverisë ku do të takohet me disa ambasadorë.