Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesit” tek Piramida, tha se inspektorët në vizitën e parë në biznese do të bëjnë këshillim e asgjë më shumë.
Rma thekson se bizneset korrekte në raport me shtetin nuk do të kontrollohen.
Edi Rama: Prandaj duhet të jetë shteti që të hedhë gjithmonë hapin e parë dhe hapi i parë që në këtë rast për të shkuar shumë më larg në procesin e shtet bërjes dhe shumë më pranë krijimit të një shteti anëtar të Bashkimit Europian këtu në Shqipëri është vizita e parë, s’ka gjobë. Ka vetëm regjistrim të problemit dhe këshillim dhe kjo do të bëjë që vizita e dytë të jetë me një afat të përcaktuar. Pra mes vizitës së parë pa gjobë dhe të dytës nuk mund të ketë shfaqje të befasishme atje se erdhën festat e Vitit të Ri dhe një inspektor X apo Y do të blejë një gjel deti plus, por do të pritet afati. E ndërkohë problematika do të trajtohet nga institucioni dhe do të trajtohet dhe nga institucioni qendror, Ministria përkatëse për të parë se si qëndrojnë nga pikëpamja e karakteristikave të tyre këshillimet ose gjetjet e bëra në procesin që ka përfunduar me këshillim.