Vizitën e parë zyrtare si Kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj do ta zhvillojë në Shqipëri.

Nesër Haradinaj do të jetë në Tiranë që në orët e para të ditës, për të nisur me axhendën e takimeve.

Pritet që Haradinaj të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama etj.

Më pas Kryeministri i Kosovës përgatitet për një tjetër vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku do të diskutohet një nga çështjet më të rëndësishme mes dy palëve; demarkacioni i kufirit.