Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog është në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u prit nga Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama.
Rama dhe presidenti izraelit mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp ku shprehën mbështetjen reciproke.
Gjithashtu kryeministri u shpreh se Shqipëria e mbështet nja armëpushim në Gaza.
“I dashur president Herezog, të dashur miq nga Izraeli që keni ardhur në Shqipëri, në këtë vizitë të pare zyrtare
Marrëdhëniet e Shqipërisë me popullin hebre kanë shkruar një histori mjaft të bukur në historinë e botës, duke qenë vendi i vetëm europian që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore. Paraardhësit tanë, qoftë si mysliman, apo të krishterë, kapërcyen çdo lloj paragjykimi fetar dhe mbrojtën hebrenjtë dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Shqipëria u bë një vend që ndryshe nga vendet e tjera, hebrenjtë nuk largoheshin, por vinin të gjenin miqësi dhe mbrojtje.
Kemi qenë, jemi dhe do të jemi përherë kundër çdo forme anti-semitizmi, apo çdo shprehje intolerance apo paragjykimi ndaj hebrenjve. Jemi shumë të vetëdijshëm se ajo çfarë po ndodh në territoret ku populli izraelit dhe populli palestinez jetojnë, është shumë e rëndë dhe absolutisht diçka që duhet të marrë fund sa më shpejtë.
Nga ana tjetër, jemi mjaft të vetëdijshëm që kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet dhe lufta kundër terrorit është shumë më e vështirë nga çfarë duket nga larg. Nga ana tjetër, Shqipëria ka qenë po kështu një, mbështetëse mjaft e madhe e armëpushimit e çdo përpjekje të mundshme për të sjellë në shtëpi pengjet dhe të nisë një proces sa më të shpejtë për të mirën e njerëzve. Jam shumë i priur të theksoj se këto kohë janë shumë të vështira për Izraelin dhe popujt që jetojnë në atë katërkëndësh, e ardhmja do të jetë me siguri një e ardhme e fortë për Izraelin dhe më e sigurt në një rajon më të begatë, të paqtë e vizionar.
Ndërkohë jemi këtu krahëhapur të mirëpresim, të gjithë izraelitët që duan të vijnë si turistë, sipërmarrës, shkrimtar, artistë, njerëz që merren me teknologji të lartë, apo qoftë ata më të vjetër që duan të kenë shtëpi këtu në zemër të Europës, aty ku gjen gjithçka brenda një hapësire të vogël, të po një vendi kaq të vogël si Shqipëria”, tha Rama gjatë fjalës së tij.