Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në Facebook ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë, me emigrantët shqiptarë.
Berisha e quajti një refuzim total nga emigrantët e vërtetë shqiptar, që do të regjistrohet në muret e historisë.
“Ramën në Athinë e përshëndet Spiropali. Të dashur miq, emigracioni shqiptar në Greqi neveriti takimin e sotëm të Ramës në Athinë. Nga 1 milion shqiptarë në vendin fqinj, asnjë emigrant nuk pranoi të përshëndesë në takimin e Ramës për interesat dhe menderen e tij. Ky refuzim total do regjistrohet në muret e historisë si një refuzim epik nga shqiptarët e vërtetë që kanë emigruar në Greqi. Nuk t’i nxjerr zemra fjalët për atë që me të gjithë qënien e tij ju thotë: ju dua shumë, por jo në Shqipëri. Nderim emigrantëve dhe diasporës shqiptare në Greqi dhe kudo që ndodhet”, shkruan Berisha.