TIRANE, 3 tetor 2014 – Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, do ti kërkojë Beogradit njohjen e pavarësisë së Kosovës. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati.
Bushati tha se pjesë e bisedimeve do të jenë kryesisht shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë. Rreth 90 për qind e 35.000 banorëve që jetojnë në Preshevë, janë shqiptarë.
Përmes linjës të re ajrore Tiranë-Beograd, Edi Rama në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë do ti drejtohet me 22 tetor Beogradit, në një vizitë historike pas 6 dekadash ngrirje të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Lideri i fundit i Shqipërisë, që ka vizituar Beogradin, ka qenë diktatori komunist Enver Hoxha, i cili ishte takuar me liderin e Jugosllavisë në atë kohë, Josip Broz Tito në vitin 1948. Pas këtij takimi, marrëdhëniet mes dy vendeve u prishën





