Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme procedurat që duhet të ndiqni në rast se doni të kryeni vizita shëndetësore.
“Nga sot në www.e-albania.al edhe leje – daljet për arsye shëndetësore
Kujdes! Qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën!
Qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër!
Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi
Ndiqni procedurën e thjeshtë në e-albania
Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania
– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës
Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:
-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij
Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin
Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.
Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania
Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal“, shkruan Rama.