Mbreti Charles III zhvilloi vizitën e tij të parë shtetërore në Francë si monark, një udhëtim tre-ditor që synon të tregojë marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.
Monarku i Mbretërisë së Bashkuar, i cili ishte nën shoqërinë e partneres së tij gruaja Mbretëreshë Kamila, u mirëpritën në aeroportin e Parisit Orly nga kryeministrja Elisabeth Borne.
Më pas ata ndaluan për të kujtuar të vdekurit e luftës duke vendosur kurora me lule në Harkun e Triumfit.
Të shoqëruar nga një eskortë dhe ceremoni madhështore, itinerari i monarkut vijoi më pas me presidentin Emmanuel Macron, për më tepër diskutime në Pallatin Elysee.
Sipas analistëve, kjo vizitë konsiderohet si një kartë plus në dorën e Macron, i cili po përballet vazhdimisht me akuza për mënyrën e drejtimit të vendit. Ndër të tjera tregohet se mikpritja madhështore është zgjedhja e Macron për të mbajtur një raport sa më të mirë me Mbretin Charles III.
Për sa i përket monarkut britanik, ky tur tre-ditor pasqyron interesin e tij për të qenë në brendësi të problemeve jo vetëm të vendeve përkatëse por edhe botërore.
Udhëtimi fillimisht ishte planifikuar për në mars dhe supozohej të ishte vizita e parë shtetërore e Charles jashtë vendit që kur u bë monark pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II. Por ajo u anulua për shkak të trazirave dhe grevave të përhapura në të gjithë Francën kundër reformave të pensioneve.