Pas konferencës me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama ka publikuar pamjet nga inspektimi i punimeve në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se nga hekurudha që ka qenë do të shtohen dhe 5 kilometra të tjera që do të çojnë në Durrës.

“Projekti është i integruar. Do të lidhë Tiranën dhe Durrësin. Ne do bëjmë 5 kilometra të reja për në Rinas. “ tha Balluku.

Ursula von der Leyen: Deri në Durrës po kalon nëpër një peizazh përrallor.

Balluku: Po e vërtetë. Në Durrës kemi projekte të shumta, përfshirë edhe si një vend turistik. Kështu që po punojmë me një studio arkitekturore për industrinë e qyteti. Hekurudha do të jetë e rëndësishme. Pas viteve 90’ , si shprehje e lirisë, hekurudha u harrua.

Ursula von der Leyen: Ja ku jemi para projektit.

Rama: Këtu është Durrësi, rruga e re për në Rinas dhe më pas rruga që vjen në Tiranë.

Balluku: Do të jetë 39 kilometra. Do të kemi 10 stacione të reja. Vlera është 70 milion euro, 50% grant dhe pjesa tjetër kredi e butë. Deri tani kemi 30% të volumit të punës. Shpejtësia do të jetë 120 km/h. Besojmë se do ta mbyllim në vitin 2024.

Ursula von der Leyen: Pastaj uluni në tren dhe shkoni për në Durrës. Fantastike. Nuk kam qenë kurrë në bregdetin tuaj. Dhe nuk kam mundur kurrë për shkak të agjendës. Nëse nuk ndodh, edhe kur të inagurojmë hekurudhën e re. Do e bëjmë me patjetër.