Mc Kresha, ishte i thërritur nga një familja e një fansi të tij, ditën e djeshme. 15-vjetari Veton Kryeziu, është fans i Mc Kreshës dhe ishte rritur duke dëgjuar këngët e tij, por godita nga rryma elektrike e kishte detyruar adoleshentin të qëndronte i shtrirë në shtrat për rreth një javë. Veton ndodhej në gjendje kome dhe familja kishte menduar të ftonte këngëtarin i cili mund të ndikonte për daljen nga koma.

Por, ajo që i ka habitur të gjithë ka qenë momenti kur këngëtari i shtrëngoi dorën dhe tentoi të komunikonte me Vetonin. Sipas vetë reperit dhe të afërmve, duket se zëri i Mc Kreshës e nxiti djaloshin të lëvizte gjymtyrët, duke përlotur të pranishmit. Vetë këngëtari ka treguar tejet i emocionuar të gjithë ngjarjen.