Një ndërthurje turistike mes traditës dhe bashkëkohores e vendosur në një reliev natyror të pakrahasueshëm, këtë verë duhet të vizitoni me patjetër fshatrat e Ishmit.
Është deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja, i cili po promovon në faqen e tij të “Facebook”-ut turizmin në zonën e Ishmit, që siç shprehet ai, aty ka thesare të fshehura.
Njësia Administrative Ishëm, ka në përbërjen e saj disa fshatra me pamje të veçantë ku natyra na dhuron spektakël në çdo stinë. Çyrbja thotë se dikur kanë qenë të harruara, e ndërsa sot këto zona janë një potencial turistik, ku kanë lulëzuar bizneset familjare.
“Në Draç, takova Xhenin, i cili hap dyert e “Restorant Xheni” edhe këtë sezon me shërbime të përmirësuara.
Në Shetaj, takova gjithë familjen e palodhur të “Restorant Nori”.
Dhe s’mund të lija pa takuar dhe mikun tim Erjonin ku në restorantin e tij “Panorama” , vazhdon traditën e peshkut të egër”, shkruan deputeti teksa publikon edhe disa momente nga takimet në restorantet e zonës.
Ai thekson se nëpërmjet rregullimit të infrastrukturës rrugore dhe rrjetit energjitik, gjithashtu dhe furnizimit me ujë të pijshëm, këto zona kanë nisur të marrin vëmëndjen që meritojnë.
“Një ndërthurje mes produkteve të freskëta nga peshkatarët e zonës dhe mikëpritjes familjare, turizmi në këtë zonë ka nisur një kapitull të ri për turistët e huaj, por edhe për vizitorët shqiptar”, thekson Jurgis Çyrbja.