Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi vodhi dhe dhunoi të atin.
Ngjarja ndodhi në Rov të Maliqit, gjatë ditës së mërkurë. Sipas policisë, i akuzuari Egli Demçolli i ka vjedhur babait të tij sende pune që mbante në shtëpi. Kur 55-vjeçari me iniciale N.D ka zbuluar çfarë i kishte bërë i biri, ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Me ndërhyrjen e policisë, Demçolli përfundoi në pranga dhe tashmë do të duhet të përballet me akuzat e vjedhjes dhe dhunës në familje.





