KORCE– Një i ri është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për vjedhjen e një lokali lojërash fati.
Sipas policisë së Korçës, N. B, 25 vjeç nga fshatin Podgorie, dyshohet se është autor i vjedhjes së një shume prej 80 mijë lekësh të reja si dhe një aparati lojërash fati.
25-vjeçari, vjedhjen e ka kryer në lokalin e fshatit dhe policia informon se ndaj, këtij shtetasi ka nisur procedimi penal dhe është bërë shpallja në kërkim. “Sepse nga hetimet e kryera, dyshohet se është autor i vjedhjes së një shume prej 80.000 lekësh (të reja) dhe një aparati lojrash fati në një lokal në fshatin Podgorie”, informon policia e Korçës.





