Ia arrin qëllimit të vjedhë makinën, por dehet nga gëzimi dhe bie në prangat e policisë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Memaliaj.

Një i riu nga Maroku është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë tip ‘mitsubishi’, pohuan burime për Noa.al.

Policia thekson se emigrantin maroken e kapi disa orë më pas, teksa po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u arrestua në flagrancë shtetasi i huaj M. M., 30 vjeç, banues në Marok.

Shtetasi i mësipërm u arrestua pasi në fshatin Vasjar, Memaliaj ka vjedhur automjetin tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit E. Ll.

Gjithashtu rezultoi se shtetasi maroken po drejtonte automjetin e vjedhur në gjendje të dehur” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme