Kewsley de Oliveira, 31 vjeç, kishte pirë gjithë natën vodka në një bar në qytet dhe po shkonte në shtëpi, kur kaloi pranë morgut.
Një i dehur theu morgun e qytetit dhe vodhi atje një dorë nga një trup, në mënyrë që të trembte komshinjtë e tij.
Ngjarja ndodhi në Goiania, në qendër të Brazilit.
Kewsley de Oliveira, 31 vjeç, kishte pirë gjithë natën vodka në një bar në qytet dhe po shkonte në shtëpi, kur kaloi pranë morgut.
Ai i tha policisë se pa derën hapur dhe vendosi të hynte brenda për të realizuar foto.
De Oliveira, një kasap, arriti të hynte duke shmangur rojet dhe pa tre trupa të vdekur.
“Nisa tu flisja trupave se çfarë bënin aty, po nuk më kthenin përgjigje,” i tha ai policisë.
Më as këputi dorën nga një person që kishte vdekur në një aksident. Ai tha se do frikësonte një fqinj, që dikur ia kishte quajtur mamanë prostitutë.
Tani ai rrezikon nga një deri në tre vite burg.