27 qershor 2015 – Ish-punonjësi i Postës Shqiptare në Mat, Skënder Xhomara, akuzohet se ka përvetësuar paratë e e pensionit të invaliditetit të 90 personave, për muajin nëntor 2014.
Skënder Xhomara, pasi ka marrë 1.2 milionë lekë të rinj nga filiali i Postës, është nisur drejt Italisë.
Sipas Prokurorisë, pak para se të nisej, ai i ka telefonuar një miku të tij, të cilit i ka kërkuar që të dorëzonte disa dokumente te shefi i financës së filialit të Postës.
Pasi dokumentacioni u administrua nga filiali, rezultoi se për muajin nëntor ishin paguar vetëm 6 persona, ndërsa pjesa tjetër e parave nuk ishte kthyer nga i pandehuri.
Pas konstatimit të këtij shpërdorimi, dega e Postës në Mat e paditi Xhomarën. Pas përfundimit të hetimeve, ai mori masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/