PARIS-Një vjedhje me vlerë 1 milion euro ka ndodhur në natën e ndërrimit të viteve në një dyqan të Apple në kryeqytetin e Francës në Paris.

4 persona të armatosur kanë hyrë në dyqanin që ndodhet pas Operas së Parisit dhe kanë sulmuar rojen e ndërtesës i cili mbeti i plagosur lehtë. 

Vjedhja ndodhi rreth 3 orë pas mbylljes së dyqanit dhe sipas policise hajdutet kanë marrë produkte të ndryshme si iPhone dhe iPad, dhe paratë qe ndodheshin në kasë, thotë TgCom.

Megjithëse kompania ende po vlerëson dëmin e kësaj vjedhje, sipas mediave franceze bëhet fjalë për rreth 1 milion euro.