FUSHE KRUJE, 9 maj 2013– Një banesë është grabitur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë.
Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 100 mijë euro janë grabitur në banesën e një biznesmeni në fushën e ndërtimit.
Mësohet se gjatë grabitjes në banesë ka qënë vetëm kryefamiljarja, e cila pasi ka parë se mungonte valixhja me para.
Ajo ka lajmëruar menjëherë bashkëshortin e saj, i cili më pas ka bërë edhe denoncimin në polici.
Ende nuk janë sqaruar rrethanat e grabitjes, por policia ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





