Një shtëpi dhe një biznes kanë rënë pre e dy adoleshëntëve hajdutë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë është evidentuar në Rrashbull, ku shtetasit M.P dhe F.Gj, vjeç 14 e 15, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.S, vjeç 47 ku kanë marrë një televizor plazma dhe 15 litra raki.

Ndërkohë në Sallmone, po këta adoleshentë kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit E.SH, vjeç 30, ku kanë marrë një shumë lekësh.

Për realizimin e vjedhjes në dyqan, ata kanë detyruar të marrin pjesë edhe të miturit L.Ll, K.I dhe J.Ç, vjeç 14, 13 e 13.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e këtyre dy adoleshentëve hajdutë.