Një person ka përfunduar në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë tentuar të vjedhin bateri të kabinës metalike të Albtelecom.
Policia e Krujës ka bërë me dije se shtetasi Sh.H., 26 vjeç, banues në fshatin Zezë, Nikel, është arrestuar në flagrancë, ndërsa Y.V. 30 vjeç, banues në Krujë, është shpallur në kërkim dhe aktualisht po punohet për kapjen e tij.
Shtetasit e mësipërm, gjatë natës, në bashkëpunim me njëri-tjerin, kanë tentuar të vjedhin 4 bateri të kabinës metalike të Albtelecom.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatua mjeti tip Benz, në pronësi të shtetasit Sh.H. dhe gjatë kontrollit të mjetit u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike Kanabis Sativa.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 4 bateri të gabinës metalike të Albtelecom;
• leva, që shërbenin si mjete për kryerjen e veprës penale;
• një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa dhe
• një automjet tip Benz,
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Vjedhja”në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 134/2, 22 dhe 283 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Sh. H. dhe “Vjedhja”në bashkëpunim e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 134/2, 22 dhe 283 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Y.V.





