Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi grabitën me dhunë një 18-vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se më datë 23.03.2017, rreth orës 20:30, dy të arrestuarit i kanë dalë përpara dhe nën kërcënimin e armëve dhe me maska i kanë vjedhur mjetin tip Benz dhe një telefon celular (i-Phone 6 S) shtetasit K.X. 18 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e policisë, të cilët kanë arrestuar në flagrancë Medi Karaj 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale telefoni i vjedhur (i-Phone 6 S).
Në vazhdimësi të kërkimeve të kryera deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, për autorin e dytë të dyshuar, uniformat blu kanë kryer kontrolle në banesa dhe krehur imtësisht të gjithë territorin, kur rreth orës 00:10, në Krastë kanë identifikuar dhe arrestuar një shtetas, i cili lëvizte me armë dhe fishekë në mjet.
Konkretisht është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Azem Hasa 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri automatik model AK 47;
• 2 krehera me 60 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 139, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.





