Tiranë, 27 korrik 2014 – Supervjedhja e Bankës së Shqipërisë ka ngritur një sërë dyshimesh.

Prokuroria beson se shumë e grabitur nuk është harxhuar e gjitha në kazino, ashtu siç pretendon i pandehuri Ardian Bitraj.

Kjo, pasi është e pamundur që të jenë lënë 6 milion dollarë në kazino.

Për këtë arsye, prokuroria ka nisur hetimet për transaksione të dyshimta jashtë shtetit.

Prokuroria po heton mundësine e llogarive të hapura jashtë shtetit nga ana e Bitraj dhe të pandehurës tjetër, Mimoza Bruza.

Por, nën hetim janë edhe të afërmit e tyre, pasi llogaritë mund të jenë hapur pikërisht nën emrin e këtyre të fundit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/