Mbyllet procesi gjyqësor ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani, i hetuar edhe në arrest më burg për vjedhjen e 700 mijë eurove në degën e Thesarit të Bankës së Shqipërisë. Gjykata e Apelit vendosi sot që Fullani të marrë pafajësinë, duke rrëzuar kështu çdo akuzë të prokurorisë.
Aktualisht për supervjedhjen është dënuar me 13.4 vjet ish-punonjësi i bankës, Adrian Bitraj, i cili pranoi se i kishte marrë paratë, por i kishte humbur në kazino. Bashkë me të është dënuar dhe Mimoza Bruzia me 10 vjet, si bashkëpunëtore.
Nga paratë e vjedhura nuk është gjetur asnjë lek edhe pas gati dy vitesh nga zbulimi i skandalit.





