10 korrik 2015 – Vijojnë kontrollet e grupit të OSHEE-së në Durrës për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të radhës, u zbuluan dy lidhje të paligjshme, dhe si pasojë u arrestua një 21-vjeçar dhe po hetohet në gjendje të lirë një 79-vjeçar.

Blutë e Durrësit njoftojnë se 21-vjeçari Klaudio Karaj u arrestua në flagrancë, ndërsa shtetasi H.M., po hetohet në gjendje të lirë, pas zbulimit të dy lidhjeve të paligjshme në kasetën qendrore të pallatit ku ata jetonin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” .

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/