Një person i akuzuar për vjedhje është ndaluar nga blutë e Durrësit, ndërsa është arrestuar në flagrancë dhe një 29-vjeçar, [asi nuk iu bind policisë e madje shkaktoi aksident.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

B. Y., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 15.07.2020, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit R. Sh., një telefon dhe një sasi parash.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I. P., 29 vjeç, banues në Marikaj, Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim dhe më pas është aksidentuar me mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës.