Vihen në pranga dy shtetas, njëri prej tyre në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin A. R., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi.

Po nga këto struktura u ndalua shtetasi M. B., 33 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.