Policia greke ka shkatërruar një grup prej 14 personash të cilët akuzohet se bënin kërdi me vjedhje të makinave “Smart” dhe shitjen e lëndëve të forta narkotike, kryesisht kokainë.
Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Ndërkohë, policia sekuestroi mjete të vjedhura, drogë, sende të tjera dhe 15,310 euro.
Së fundmi mediat greke kanë publikuar edhe fotot e grupit kriminal, ku mes tyre është edhe një vajzë e një djalë, lindur në Shqipëri.
Konkretisht të arrestuar janë shqiptarët Andon Theodhor Cala, 31 vjeç, nga Cerriku, dhe Aleksandra Kristo Kalemi, 22 vjeç, nga Njësia Administrative Bogovë e Skraparit.





