Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Eriglandi Nezaj 19 vjeç, banues në Durrës.
Ditën e djeshme, në një nga lagjet kryesore të Durrësit, në lagjen 4, ai ka kryer një vjedhje me dhunë dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta.
Me një biçak në dorë, ai i ka vjedhur me dhunë celularin tip “Iphone 5”, dhe një sasi lekësh shtetasit R.E. 57 vjeç, banues në Golem.
Pas ngjarjes së ndodhur, policia bëri të mundur arrestimin e tij, nën akuzën e “Vjedhjes me dhunë”.





