Tre persona për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga policia në Durrës.

Njëri prej tyre është kapur duke vjedhur sende dekorative në varreza, një tjetër për dhunë ndaj bashkëshortes, ndërsa një 34-vjeçar u kap i dehur në timon.

*Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhunimi i varreve” dhe “Vjedhja”, shtetasi R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur disa sende dekorative në varrezat e lagjes nr.15, Durrës. 

*Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

*Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 43 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.