Një grua shtatzënë ka rënë viktimë e dhunës mizore të ushtruar nga vjehrra dhe kunata e saj.

Gjithçka ka ardhur për shkak se foshnja që ajo mbarte në barkun e saj ishte vajzë.

Pasi mësuan këtë lajm, vjehrra dhe kunata në mënyrë makabër u përpoqën ta digjnin fëmijën e gjallë, duke derdhur acid mbi barkun e gruas shtatzënë.

Girija aktualisht ka një vajzë 18 muajshe dhe policia beson se ajo u sulmua për faktin se ata nuk dëshironin të kishin një vajzë të dytë.

Kjo ngjarje shokuese ka ndodhur në Nellore të Indisë, ku viktimë ka mbetur 27-vjeçarja e quajtur S. Girija.

Ajo është dërguar në gjendje të rëndë në spital, dhe sipas mjekëve, ka djegie të rëndë mbi 30 për qind të trupit.

Policia ka shpallur në kërkim vjehrrën e saj, ndërsa ka arrestuar bashkëshortin dhe vjehrrin, të cilët po hetohen për vrasjen e mbetur në tentativë.