Janë shokuese fjalët e gjyshes të djalit të vogël të Klodi Lesit, shqiptarit që vrau gruan dhe rrëmbeu për më shumë se dy javë djalin e mitur në tentativë për t’i shpëtuar policisë dhe të kthehej në vendlindje.
E ftuar në një emision mëngjesi vjehrra e Klodi Lesit, i cili vru bashkëshorten greke dhe u arratis me djalin e tij, shokon me fjalët e saj.
Gjyshja e 4-vjeçarit ka deklaruar se nesër djali pritet të lërë spitalin ku është shtruar për të rimarrë veten pas disa ditësh të tëra që nuk ka ngrënë ushqim të shëndetshëm.
“Tani ai është më mirë me shëndet por përsëri mbetet i dehidratuar”, ka thënë ajo.
“Djali pyet se ku e ka mamanë”, vijon gjyshja e cila thekson se djali ka pësuar një shok të rëndë.
“Unë përpiqem t’i jap çfarë të mundem, por djali duket se nuk do të kthehet më si më parë”, u shpreh e moshuara, e cila tani përveçse duhet të përballojë mungesën e të bijës, do rrisë edhe dy fëmijët e mitur që ajo la pas.
Të dy djemtë e të ndjerës, janë nën vëzhgimin e psikologëve të cilët kanë shumë shpresa që gjerat do të përmirësohen.