30 maj 2015 – Edhe pse prej kohësh bashkëshorti i saj vuan dënimin si i akuzuar për përfshirje në laboratorin e drogës në Labinot- Fushë dhe pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës, artistja Rezarta Shkurta nuk është dekurajuar. Por, ndryshe nga ditët e zakonshme, ajo sot ka marrë një dhuratë speciale nga vjehrra e saj Teuta Hoxha.

Ka qenë libri “Enveri në kujtimet e mia”, një botim i ri, i shkruar me kujtime të nuses së djalit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Por, e veçanta e kësaj dhurate ka qenë se përpos një buqete me lule dhe çokollatë, gjyshja e vajzës së këngëtares ka bërë një dedikim për mbesën e saj Herën, pasi ky libër sipas saj do të shërbejë për njohjen e gjyshit. “Jam shumë me fat që të kam në jetën time! Je mikja ime më e mirë. Libri më i ri në treg: “Enveri në kujtimet e mia” nga Teuta Hoxha. Ja kushton: Reit dhe Heres për të njohur stërgjyshin e tyre Enver”- shkruan këngëtarja, duke u ndier e emocionuar në këtë moment të vështirë. /Noa/