Policia e Vlorës ka arrestuar një 44-vjeçare, pasi ka dhunuar nusen e djalit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, aty ku banojnë nuse e vjehrrë.
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, shtetases K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë edhe nusja.
Sipas policisë, edhe ajo ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës.





