Policia e Durrësit ka nisur kërkimet për gjetjen e një 30-vjeçareje, e cila është larguar nga shtëpia e bashkëshortit, duke alarmuar familjarët e këtij të fundit.

Ka qenë vjehrra e saj, ajo që ka denoncuar në komisariat largimin e nuses së djalit.

Policia informon se “Më datë 30.06.2017, ora 21:15, shtetasja L.M., 55 vjeçe, banuese në Durrës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa nusja e djalit, shtetasja V.M., 30 vjeçe, banuese në lagjen 14. Punohet për gjetjen e saj”.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet, materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.