15 qershor 2015 – Vjehrrës së Toni Bler i vjedhin 80 mijë paund. Brenda dy vitesh, nënës së Cherie Blair, bashkëshorja e ish-kryeministrit britanik, i janë zhdukur nga llogaria bankare paratë. Paratë janë tërhequr përmes bankomatëve, ndonëse 82 –vjeçarja Gale Booth nuk ka përdorur ndonjëherë ndonjë bankomat. Hetuesit po kërkojnë një 47–vjeçar që ka jetuar me nënën e Cherie Blair në shtëpinë e saj modeste me terracë në Oksford. Ai besohet se ka blerë një biletë të klasit të parë për në Australi, javët e fundit. Lapsi.al shkruan se, personi që dyshohet ia ka boshatisur llogarinë është një aktor. Zonja Booth e ka njohur atë në teatër, ku ajo shkon shpesh pasi ka qenë aktore.
Vjehrrës së Toni Bler i vjedh aktori 80 mijë paund
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit