Në Vlorë, policia arrestoi 67-vjeçarin Todi Kristo, pasi u denoncua nga nusja e djalit. Vjehrri kishte goditur në sherr e sipër bashkëshorten e të birit, 34 vjeçe.

Sipas policisë, arrestimi i këtij personi u bë në banesën e tij në fshatin Mifol, pasi ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjet mprehës "gërshërë" bashkëshorten e djalit të tij, shtetasen me iniciale: M.K., 34 vjeç, të cilës i ka shkaktuar një dëmtim të lehtë në trup, jashtë rrezikut për jetën”.