Vjehrri dhunon nusen fizikisht e psikologjikisht. Rasti është regjistruar dje në një familje në Durrës, dhe pas denoncimit pranë uniformave blu, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.K.
Sipas policisë, duke iu referuar padisë së nuses, vjehrri i saj shtetasi H.K, vjeç 69, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





