Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë më 16 tetor.

Kryeziu nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me pjesëmarrjen e Kurtit në samit. Kujtojmë që Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Piramidën e Tiranës.

Së fundmi marrëdhëniet mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti kanë qenë të ftohta. Qeveria shqiptare anuloi pjesëmarrjen në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive që pritej të zhvillohej në Gjakovë këtë vit. Ndërkohë gjatë një turi që mori kryeministri Edi Rama në vendet e rajonit, nuk u prit nga Kryeministri Albin Kurti kur shkoi në Prishtinë.