Në një kohë kur pritet që javën e ardhshme të bëhen publik emrat e ministrave te qeverisë “Rama 3”, zv.kryeministri Erion Braçe ka njoftuar largimin.

“Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë! Në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit”, shkruan Braçe ne rrjete sociale.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të bëjë publik emrat e kabinetit të ri javën e ardhshme.