Është shndërruar në fatkeqësi kjo fundjavë për një 56-vjeçare nga Tirana dhe familjen e saj, e cila kishte mbërritur në bregdetin e Durrësit për të pushuar në plazh, por ka humbur jetën pasi është mbytur në det.
Policia njofton se shtetësja F.B.56 vjeçe, banuese në Tiranë është mbytur në det aksidentalisht, te zona e Shkëmbit të Kavajës.
Me të marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje efektivët e Policisë dhe ambulanca duke e shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për t’i dhënë ndihmën e parë.
Por fatkeqësisht ajo nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Viktima ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj.





