7korrik 2015 – Si në çdo vizitë të rëndësishme, banorët e Tiranës e Durrësit e më gjerë bllokohen në çdo aktivitet të tyre të përditshëm. Thuajse e gjitha dita e nesërme, kur mbërrin kancelarja Angela Merkel në një vizitë zyrtare, për herë të parë në Shqipëri, çdo rrugë duke nisur nga Rinasi, autostrada e Tirana do të jenë të bllokuara. Duke kërkuar mirëkuptim, policia e kryeqytetit bën të ditura masat që do të merren.
• Nga ora 10.30-14.30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht)
• Nga ora 13.30-14.30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara
• Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”
• Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12.00 deri në orën 19.00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.
Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





