Kishte ardhur në banesën e djalit në Durrës, dhe aty ka dashur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga tarraca.
Shtetasja L.B., 56 vjeçe, banuese në Tepelenë është hedhur nga tarraca e katit të dytë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në lagjen nr. 14, në banesën e djalit të saj, 36-vjeçarit me iniciale K.B.
Nuk specifikohen ende arsyet që e shtynë gruan të ndërmerrte këtë akt.
Policia po heton për zbardhjen e rastit.





