5 gusht 2015 – Vjen nga Italia një 67-vjeçar i shpallur në kërkim, por arrestohet sapo mbërrin në Kufirin e Durrësit.
Jonus Salaj, lindur në Fier dhe banues në Ballsh, është paraqitur në sportelin e hyrjes së Pikës të Kalimit Kufitar Durrës, për t'u futur në Shqipëri.
Por, gjatë verifikimit në sistemin TIMS rezultoi se Salaj ishte person në kërkim dhe më për këtë iu vunë prangat. Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në tokën e tij në Anabreg të Mallakastrës, iu gjetën 78 rrënjë kanabis sativa.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/