Tiranë, 25 korrik 2014 –  Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda pritën sot ardhjen e djalit të tyre në jetë, Zaho. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i Ekzekutivit shqiptar me anë të një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, të cilin e ka ilustruar dhe me një foto të dorës së vogëlushit.

“Linda solli në jetë Zahon”– shkruan në masazh kryeministri. 

Kryeministri Rama ka dhe një djalë nga martesa e tij e pare me aktoren Matilda Makoçin, Gregorin. Ndersa Linda ka nje vajze, lindur nga martesa e saj e pare.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/