Edhe pse ka studentë që nuk preken nga të gjitha problematikat që i parashtruar kryeministrit, përsëri ata mbështesin njëri-tjetrin për të realizuar qëllimin e tyre.

I tillë është rasti i kësaj studenteje, e cila prej 4 ditësh çdo ditë vjen në mëngjes nga qyteti i Durrësit, për t'iu bashkuar protestës dhe largohet në orët e vona të mbrëmjes.

"Unë vij nga Durrësi çdo ditë, nisem në mëngjes dhe vij për ti përkrahuar të gjithë studentët, pavarësisht se jo të gjitha pikat nuk më prekin mua", shprehet studentja për Ora News.

Ajo jeton në shtëpi, ndaj pika që lidhet me kushtet në konvikte nuk i intereson, por i bashkohët kolegëve të tjerë, pasi mund të ishte si ata.

"Pjesa e konvikteve mua nuk më prek, sepse jetoj në shtëpi. Por i mbështes sepse mund ta kisha këtë problem. Në Durrës nuk ka konvikte fare dhe kjo është problem më vete", u shpreh studentja e vitit të tretë e Marrëdhënieve me Publikun.

Ajo, si shumë studentë të tjerë janë të vendosur për kuzën e tyre.

"Të gjithë kemi vendosur që mos ketë përfaqësues, as negociata dhe as dialog". 

Sot do të qëndrojë deri në orën 19:30, pasi në orën 20:00 është autobusi i fundit për në qytetin e Durrësit.

"Personalisht do rri deri në orën 19:30 sepse më duhet të largohem për në Durrës, sepse deri në orën 8 ka autobusa që mund të largohem"

Vajza nga Durrësi do të rikthehet sërish nësër në mëngjes, për t'iu bashkuar studentëve në Tiranë… /oranews