Katër laptopë dhe celulari i një braziliani u vodhën në Tiranë nga dy persona ditën e djeshme. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Artan Lenja”.

Mësohet se njëri prej autorëve, Altin Sufa, është ndaluar nga policia, ndërsa po punohet për arrestimin e bashkëpunëtorit të tij.