Arrestohet një person nga Lushnja nga uniformat blu të Durrësit, pasi vodhi një biçikletë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ymeri 36 vjeç, banues në Lushnje. Më datë 01.05.2017, në lagjen nr. 13, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E.K. 32 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Biçikleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.