Një tjetër pushues ka gjetur vdekjen në Durrës, teksa është mbytur duke u larë në det.

Viktima është identifikuar si shtetasi S.Sh. rreth 65 vjeç, nga Shkupi, trupi i të cilit u gjet pajetë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45 në zonën e Plazhit në lagjen Nr.13.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.