Mazhoranca avancon dhe i propozon presidentit një datë për zgjedhjet e ardhshme.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla në një prononcim për median propozoi datën 9 maj 2021.

“9 maj 2021 do të ishte datë kuptimplotë. Mendoj kur presidenti i Republikës të mendojë për datën e zgjedhjeve të shqyrtojë edhe këtë datë dhe ne socialistët jemi dakord. Që data e fitores mbi fazhizmin apo dita e Europës të jetë dita kur shqiptarët të shprehen me vullnet të lirë”.

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për median paralajmëroi se me t’u miratuar Kodi i ri Zgjedhor do të caktonte datën pa u konsultuar me partitë.