Ka ardhur dhe reagimi më i fundit për sa i përket festimit të shqiptarëve të Zvicrës.
Është presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ai i cili thotë se: “Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk e urrejmë askënd. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë”.